Google ADS

Daçiq konfirmon se Serbia merr pjesë në Samitin e Sofjes, frikësohet nga alibia për njohjen e Kosovës

23:52 | 2 Prill 2018
Arbresh.info

Serbia do të marrë pjesë në Samitin e Sofjes. Kështu ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Por ky i fundit po frikësohet nga alibia që sipas tij mund të krijohet se Serbia mund ta njohë Kosovën.

Daçiq thotë se për këtë arsye, ata do ta analizojnë mirë situatën.

“Për momentin sigurisht se Serbia do të marrë pjesë në takim, por do ta analizojmë situatën. Kjo në mënyrë që të mos i japim alibi askusht se neës mund të thotë se po kontribuojmë në njohjen e Kosovës”, tha Daçiq, transmeton lajmi.net

Duke komentuar mungesën e Qipros, Spanjës e Rumanisë, ministri serb tha se kjo dëshmon që Kosova ka shpallur pavarësinë e njëanshme.

Samiti i BE-së në Sofje mbahet më 17 maj.

Spanja edhe zyrtarisht ka konfirmuar se nuk merr pjesë, pasi që nuk dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në një takim ku është edhe Kosova si shtet i pavarur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme