Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, thotë se shteti i tij ka bërë një kthesë të madhe sa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën.
Kjo deklaratë e Daçiq vjen pas qëndrimit të SHBA-ve, përkatësisht këshilltarit të Donald Trump për çështjen e shkëmbimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo është nga dëshmitë e prekshme se si kemi arritur të ndryshojmë pothuajse pozicionin e betonuar të disa vendeve perëndimore kur bëhet fjalë për Kosovën, sepse kjo temë nuk është diskutuar dhjetë vitet e kaluara” ka thënë kreu i diplomacisë serbe për RTS, përcjell në shqip Gazeta Express.
Ditë më parë këshilltari i Trump, John Bolton, kishte deklaruar që nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për shkëmbim të territoreve atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të pajtohen me një gjë të tillë.
Kjo deklaratë e Bolton ka nxitur reagime të shumta në Kosovë të cilët e kanë parë me shqetësim këtë qëndrim të Amerikës.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...