Google ADS

Daçiq ironizon me Kosovën: Jo ulëse, veç stol mund të marrin në OKB

21:12 | 5 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm serb, Ivicia Daçiq ka hedhur poshtë pretendimet se me dialogun e brendshëm Kosova do të njihet pavarësia e Kosovës dhe se kjo e fundit do të marrë një ulëse në OKB.
“Nëse dikush mendon se Serbia po i përgatit Kosovës një ulëse në Kombet e Bashkuara ose për njohje të saj, nuk ka njohuri e as përvojë politike”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

I pyetur nëse temë e dialogut do të jetë ‘Kosova në OKB’ ai ka pyetur me ironi “Për çfarë karrige është fjala, ajo mund ta ketë vetëm një stol”.

Tutje ai ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa pëlqimin e Serbisë.

Ministri i Jashtëm serb deklaroi se Kosova nuk ka vota të mjaftueshme të votave për t’u anëtarësuar në UNESCO dhe se Serbia çdo ditë po punon për ta mbajtur atë në të njëjtën pozitë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme