Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dalë kundër referendumit të Katalonjës, duke e mbështetur unitetin kushtetues të Spanjës.
Në lidhje me këtë ka reaguar Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili gjatë një interviste për RTS, tha se ‘Kosova nuk është rast specifik’, transmeton portali arbresh.info
Ai i ka reaguar zëdhënësit të Komisionit Evropian të Margaritis Shinas, i cili tha se ‘Kosova ishte një rast specifik dhe pozicioni i saj u miratua nga deklaratat e ndryshme të OKB-së”,
“Mendoj se përfaqësuesi i Komisionit Evropian nuk ka ide se çfarë po flet. Ai thjesht ka dhënë deklarata të pakuptimta. Nuk ka asnjë rezolutë të OKB-së, përveç Rezolutës 1244 që flet për integritetin territorial dhe për sovranitetin e Serbisë. Rasti në Katalonia, do të jetë vetëm një shembull i tendencave separatiste në Evropë”, tha ai.
Ai thekson se liderët e BE-së kanë reaguar njëanshëm me rastin e Katalonjës, sikurse vepruan edhe me rastin e Kosovës.
“Ata na bombarduan për Kosovën, ndërsa tani nuk e pranojnë që kanë gabuar. Na vjen keq që po e bëjmë këtë krahasim me Spanjën, sepse është vendi ynë më miqësor, por në rastin e pranimit të Kosovës, lëvizjet ishin të njëanshme”, shtoi ai.
Në lidhje me aplikimin e Kosovës në UNESCO, Daçiq tha se “Kosova i ka humbur shanset për aplikim në UNESCO”.
“Le të përpiqen, por jam i sigurtë që do të humbin. Ata që e njohën dikur Kosovën janë thjesht hipokritë”, shtoi ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...