Daçiq në një deklaratë për ‘Novostin’, ka thënë se diplomacia serbe nuk do të ndalet.
“Na është kërkuar që të ndalemi me lobimin tonë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërkohë që Prishtina dhe mentorët e saj vazhdojnë të lobojnë të kundërtën, për njohjen e Kosovës. Kjo nuk do të jetë e mundur”, ka thënë Daçiq, i cili është pyetur rreth deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili dje deklaroi se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për një ‘armëpushim’ sa i përket fushës së diplomacisë.
“Nuk e di se në ç’rrethana tjera do të mund të arrihej një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, përveç se në paqe. Është e dukshme se Haradinaj kohën e fundit është i nervozuar dhe po tregohet një lloj maniaku me kërcënime. Dua vetëm ta di nëse fjalori i tij është i aprovuar nga aleatët e tij”, ka thënë Daçiq.
Ndryshe, dje Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u shpreh se nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë kërkuar armëpushim me Serbinë, me qëllim që në dialog të mbizotërojë paqe politike.
Këto komente kreu i ekzekutivi i vendi i bëri para se të zhvillojë një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku diskutuan për diplomacinë kosovare. Haradinaj u shpreh po ashtu se ‘armëpushimi’ me Serbinë nënkupton se ky shtet më nuk do të pengojë planin e jashtëm të Kosovës.
Derisa theksoi se në takimin në Bruksel kanë biseduar edhe për kthimin e Listës Serbe në institucionet e vendit.
“Ne kemi kërkuar një ‘armëpushim’ me Serbinë. Pra iu kemi kërkuar palëve në këtë rast amerikanëve dhe evropianëve që në frymën e dialogut që po lajmërohet definitive apo për marrëveshjen finale që po quhet që është një marrëveshje obligative ligjore, që nënkupton njohjen. Në frymën e këtij procesi të mbizotëron një frymë e paqes politike që nënkupton jo më aktivitet për lobim kundër Kosovës jo pengim I Kosovës në planin e jashtëm edhe kthim i Listës Serbe në institucione që do të ishte diçka e kuptueshme në frymën e një mirëkuptimi të brendshëm dhe regjional”, u shpreh Haradinaj.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...