Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka marrëveshjen origjinale të Dejtonit, ndërsa shton se pas 5 tetorit të vitit 2000 ka humbur edhe dokumenti në të cilin diplomati amerikan Richard Holbrooke kishte nënshkruar se Amerika asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Është shkatërruar dhe ka humbur kopja origjinale e marrëveshjes së Dejtonit”, ka thënë Daçiq për “Telegrafin” serb, duke thënë se janë zhdukur marrëveshje të cilat sot do të ishin të një rëndësie kyçe për Serbinë.
“Të gjithë luajnë lojën e memecit kur i pyes, dhe është e pakuptimtë se si Serbia nuk e ka një kopje të marrëveshjes së Dejtonit. Të gjithë bashkëpunëtorët e Millosheviqit argumentojnë, ndërsa sekretarja e tij betohet që Millosheviqi e ka telefonuar dhe i ka dhënë asaj një dokument në të cilin Holbrooke, negociatori kryesor i atëhershëm në mes së Perëndimit dhe Serbisë dhe i dërguar i SHBA-së, ia kishte nënshkruar Millosheviqit (gjatë bisedimeve më 1998 dhe 1999) se Amerika asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Daçiq, transmeton Koha.net.
Sipas fjalëve të tij, ai dokument është zhdukur sepse gjithçka është plaçkitur.
“Nuk ekziston as ai dokument, sepse ata i kanë plaçkitur të gjitha. Kur e kanë arrestuar Sllobën, asgjë s’ka mbetur mbrapa”, thotë Daçiq për “Telegrafin” serb.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...