Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se përcaktimi i kufijve me Kosovën është vetëm një ide.
Ai njoftoi se për propozime më konkrete dherreth asaj se çfarë do të thotë një zgjidhje kompromisi do të bisedohet në muajin shtator.
“Që nga shtatori do të duhej të flitet për gjëra konkrete, për , atë që disa e konsiderojnë si një kompromis. Ato ide që janë dëgjuar, nuk do të thotë se do të pranohen”, tha ai, raportojnë mediat serbe
Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se po përmenden bisedime të veçanta në shtator, sepse atëherë fillon sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian e që sipas tijjanë në një nxitim për shkak të skadimit të mandatit të tyre, sepse zgjedhjet evropiane mbahen vitin e ardhshëm.
Ai theksoi se shqiptarët nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar, sepse ata mendojnë se gjithçka është e njëjtë dhe se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...