Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka reaguar pas deklaratës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, tha se me ndryshimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Sebrisë do të hapej Kutia e Pandorës.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili i ka quajtur absurde dhe qesharake deklaratat e Zvizdiqit, transmeton lajmi.net.
Sipas Daçiqit, Kutia e Pandorës, ishte hapu në momentin kur Serbisë i është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës dhe se sipas tij, askush nuk e pyet Bosnje dhe Hercegovinën se si do të zgjidhet kjo çështje.
“Nuk na intereson çfarë mendojnë ata, kush i pyet ata se si do të zgjidhet çështja e Serbisë dhe Kosovës. Kush janë ata për të dhënë ndonjë mendim për këtë”, deklaroi sot Daçiq.
Sipas kreut të diplomacisë serbe, Bosnja nuk duhet të jetë e pranishme kur flitet për Kosovën njësoj sikur Serbia nuk ndërhyri në zgjedhjen e mosmarrëveshjes në mes të Shkupit dhe Athinës.
Daçiq shtoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të diskutohet me fuqitë e mëdha.
“Ata që duan të jenë të mëdhenj, le të presin, unë nuk mendoj se ata janë aq të mëdha sa të pyesin veten”, deklaroi Daçiq.
Tutje ai ka thënë se, Kutia e Pandorës ishte hapur kur pavarësia e Kosovës u pranua dhe Beogradi reagoi e foli për të.
“Nuk është rasti i vetëm në botë ku dikush po flet tani për kutinë e Pandorës. Kush thotë se Kosova ishte një precedent, rasti “sui generis” dhe jo diku tjetër. Nëse është kështu, ky “sui generis”, papritmas nuk mund të zgjidhë disa çështje që bëhen ose që do të jenë shembull për të tjerët”, u shpreh Daçiq.
Ai shtoi se Zvizdiq është kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës në një mandat teknik dhe se është logjike që Presidenca e Bosnjës të përfaqësojë vendin, por gjithashtu vuri në dukje se deklarata e tij mund të konkludojë se Bosnja nuk është për njohjen e Kosovës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?