Përfaqësuesi i Serbisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm, Ivica Dacic, pas raportit të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së Antonio Guterra, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë ngecur që katër vite në dialogun për përmirësimin e marrëdhënieve.
Dacic ka thënë se pret qëndrim objektiv, e jo një situatë që e relativizon situatën e krijuar. Ai tha se Serbia i ka përmbushur pikat e marrëveshjes së Brukselit, duke shtuar se faji është i Kosovës pse marrëveshjet e përbashkëta s’po zbatohen, shkruan Gazeta Express.
“Serbia ka përmbushur të gjitha pikat në marrëveshjen e Brukselit. Tash e katër vite takime, asgjë nuk është arritur në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Dacic, derisa këtë e quajti “deformim”.
Gjithashtu, Dacic, përmendi edhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku tha se nuk mund të pritet kaq gjatë deri në formimin e kësaj marrëveshjeje.
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...