Ministri i Jashtëm serbe, Ivica Daçiç, shprehet se Serbia është në rrezik të menjëhershëm, sepse siç tha ai është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, siç thotë ai gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare.
Në një intervistë për TV Pink ai ka komentuar edhe paralajmërimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për krime lufte, transmeton Arbresh.info.
Sipas tij, Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë, sepse në atë kohë ishte në burg.
Pak ditë më parë, shefi i ekzekutivit kosovar bëri me dije se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.
Ndërkaq, duke iu referuar temës së anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç theksoi se “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik”.
“Na u kërkua nga Greqia të themi se ne mbështesim integritetin territorial, këtë e kemi bërë gjithmonë dhe ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshill të Evropës, turp për ta, njerëzit duhet të kuptojnë se ne duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare dhe të kujdesemi për popullin tonë”, shtoi Daçiq.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...