Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi për të qeverisur me vendin janë veçse humbje kohe.
Kështu të paktën thotë ish-kryeparlamentari dhe akademiku Nexhat Daci, shkruan Ekonomia Online.
Ai madje thotë se e gjitha kjo është duke u bërë për çështje personale të liderëve të këtyre partive.
“Unë mendoj që në asnjë mënyrë LDK-ja e nuk ka teori që mundet me qeverisë vendin me Vetëvendosjen. Lideri i LDK-së është kërcënuar me jetë dhe kjo nuk mund të mohohet, nuk them unë a e ka merituar apo nuk e ka merituar se nuk është çështja e një akademiku ose kryeparlamentari. Por koncepti i zhvillimit të LDK-së dhe Vetëvendosjes asnjë pikë tangjenti nuk e kanë dhe në veçanti jo kjo e sotit. Prandaj vetëm humbet kohe, dhe mjerisht janë vetëm çështje ekskluzivisht personale të liderëve të këtyre partive”, tha Daci.
Të hënën gjatë ditës kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka thënë se me VV janë intensifikuar bisedimet, ndonëse thotë se nuk kanë biseduar për temat e mëdha.
Ish-kryeparlamentari Daci, në një intervistë për Ekonomia Online, foli edhe për periudhën në të cilën po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ai e konsideron të turpshëm për LDK-në, duke pas parasysh fitoret me numër të madh të votave që e ka pasur vite më parë, raporton EO.
Sipas Dacit, kësaj partie i duhet një “freskim total” i qeverisjes. Madje ai dështimin e LDK-së po e lidh me dështimin e një partie në Serbi.
“LDK do ta ndjek fatin e SPS-së së Serbisë të Millosheviqit. Në qoftë se vazhdon LDK me këtë punë që ka bërë vitet e fundit, tash është e fundit, që është turp. LDK i duhet ringjallje absolute, freskim absolut në qeverisje të partisë. Ka tash njerëz që edhe me vota edhe deputetë të mirë edhe anëtar, duhet të kuptohet që çdo periudhë i ka njerëzit e vet”, ka porositur Daci.
“Unë them që LDK-në pas Rugovës e kanë marrë njerëz që nuk kanë pas autoritet as shtëpinë e vet me udhëheq, jo një shtëpi aq të madhe. LDK gjithmonë krejt zgjedhjet i ka pas me numër shumë të madh të votave i ka fituar. Edhe zgjedhjet e para lokale edhe zgjedhjet e para parlamentare. Duhet të nxjerrët një mësim që diçka është e keqe në qeverisjen e LDK-së jo në anëtarësinë, jo te populli”.
Në pyetjen se kush do të ishte personi i cili do të kthente fuqinë që LDK e ka pasur në lidershipin kosovar, ndonëse nuk jep emër, ai propozon kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Hazrin.
“Dikush që ka pas autoritet prej fillimit të rugovizmit, edhe që ka tregu që edhe në udhëheqjen lokale, ka qenë dy tri herë kryetar i një komune shumë të rëndësishme, të Gjilanit për shembull. LDK ka njerëz që mund të jenë një emërues i përbashkët mes gjeneratave të reja dhe atyre që i ka kaluar mosha. LDK me mbet e treta brenda 10 vitesh, e ajo rrëshqitje do të shkoj edhe më poshtë në qoftë se nuk kthjellet”, përfundoi Daci.
Daci ka qenë kryetar i Kuvendi gjatë periudhës 2001-2006.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...