Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës edhe për shkëmbimin e territoreve, opsion ky i cili raportohet i mundshëm në fazën përfundimtare të marrëveshjes obliguese mes Kosovës e Serbisë.
Daci vlerëson se çështja për ndarje apo shkëmbim territoresh është ide e ndërkombëtarëve, por sipas tij në asnjë mënyrë nuk duhet bërë korrigjim hartash, njofton Klan Kosova.
”Idetë për riorganizim të territoreve, ide të ndërkombëtareve”.
”Në asnjë mënyrë nuk duhet bërë korrigjim të hartave. Dokumentacioni original që ka qenë ai është respektuar pikë për pike”.
”Asnjë parlament në botë në nivel demokratik, nuk diskuton në nivel të organeve të ekzekutivit të Presidentit apo Kryeministrit”.
Më tej Akademiku Nexhat Daci, tha se në fazën e dialogut, Lugina e Preshevës duhet të jetë me patjetër në fokusin e Prishtinës dhe Tiranës, përndryshe sipas tij do të ishte gabim historik nëse ai territor falet, njofton Klan Kosova.
”Kam bërë sugjerim që përfaqësuesit e Luginës të bëjnë kërkesa në këtë drejtim, sepse nëse Lugina e Preshevës mbetet jashtë fokusit të Prishtinës dhe Tiranës, bëhet gabim historik shqiptar. Sepse i falet territor padrejtësisht, iu falet gjithçka e saj”.
”Lugina e Preshevës është në fokus të vëmendjes”./klan kosova/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...