Daci: Gabim historik nëse falet territor

00:58 | 31 Korrik 2018
Trina Galanxhi

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur për shkëmbimin e territoreve, opsion ky i cili raportohet i mundshëm në fazën përfundimtare të marrëveshjes obliguese mes Kosovës e Serbisë.

Daci vlerëson se çështja për ndarje apo shkëmbim territoresh është ide e ndërkombëtarëve, por sipas tij në asnjë mënyrë nuk duhet bërë korrigjim hartash.

”Idetë për riorganizim të territoreve, ide të ndërkombëtareve. Në asnjë mënyrë nuk duhet bërë korrigjim të hartave. Dokumentacioni original që ka qenë ai është respektuar pikë për pike”, tha Daci, në Klan Kosovë.

“Asnjë parlament në botë në nivel demokratik, nuk diskuton në nivel të organeve të ekzekutivit të Presidentit apo Kryeministrit”.

Më tej Daci tha se në fazën e dialogut, Lugina e Preshevës duhet të jetë me patjetër në fokusin e Prishtinës dhe Tiranës, përndryshe sipas tij do të ishte gabim historik nëse ai territor falet.

”Kam bërë sugjerim që përfaqësuesit e Luginës të bëjnë kërkesa në këtë drejtim, sepse nëse Lugina e Preshevës mbetet jashtë fokusit të Prishtinës dhe Tiranës, bëhet gabim historik shqiptar. Sepse i falet territor padrejtësisht, iu falet gjithçka e saj. Lugina e Preshevës është në fokus të vëmendjes”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme