Demokraci Plus (D+) ka kënaqësinë t’ju ftojë në tryezën e organizuar për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe mediave.
Në kuadër të kësaj tryeze, D+ do të bëjë edhe publikimin e raportit “Mediat dhe tenderët – Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”
Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi i ndikimit të fondeve të qeverisë në mediat e Kosovës, si dhe format e mundshme të rregullimit ligjor për të shmangur klientelizmin në mes të mediave dhe institucioneve.
Gjithashtu, në këtë takim do të diskutohet edhe për gjetjet e raportit të D+, përfshirë këtu mostransparencën në lidhjen e këtyre kontratave, si dhe ndikimin e tyre në ndryshimin potencial të politikave redaktoriale të mediave.
Kurti: Unë nuk themeloj asociacione, kam ofruar ta shkruaj d...
Apeli e lë në paraburgim Naser Hafizin
Murati thotë se i kanë votat për buxhetin: Nuk presim që ky ...
Kurti njofton për rritje të pagave në sektorin publik: 55 eu...
Kosova dhe Arabia Saudite me marrëveshje për fillimin e linj...
GAP: Tarifat e larta barrë për mundësitë e rrjetëzimit të bi...