Google ADS

D+ dhe Çohu, për numrin e madh të vëzhguesve: Mbrapa OJQ-ve fantome mund të qëndrojnë partitë politike!

21:04 | 10 Qershor 2017
Arbresh.info

Procesi i akreditimit të vëzhguesve nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka mbaruar dje. Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, D+ dhe Çohu thonë se organizata të ndryshme joqeveritare që nuk zhvillojnë pothuajse asnjë aktivitet, kanë akredituar një numër të madh të vëzhguesve, madje shumë më shumë se organizatat që në vazhdimësi monitorojnë zgjedhjet.

“Në këtë aspekt ne kemi vërejtur që Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike ka akredituar rreth 4500 vëzhgues dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare rreth 880 vëzhgues. Për më tepër, Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike është i klasifikuar si tatimpagues joaktiv nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Duke pasur parasysh që monitorimi i zgjedhjeve në një shkallë të tillë kërkon resurse si njerëzore ashtu dhe financiare, dhe duke ditur që prapa këtyre organizatave nuk qëndron asnjë donator që zakonisht mbështet aktivitete të tilla për OJQ–të, ne dyshojmë që prapa këtyre organizatave qëndrojnë subjektet politike.

D+ dhe Çohu kërkojnë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe organet e tjera që do të përkujdesën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, që të kenë vëmendje më të shtuar në raport me vëzhguesit e këtyre dy organizatave. 5385 vëzhgues janë të mjaftueshëm sa për të pasur nga të paktën dy apo tre anëtarë në secilin vendvotim dhe kjo në kohën e numërimit të votave mund të jetë një rrezik i madh për integritetin elektoral.

D+ dhe Çohu respektojnë lirinë e asocimit dhe angazhimin qytetarë për mbikëqyrjen e zgjedhjeve, gjë në të cilën edhe ne jemi të angazhuar angazhuar aktivisht me 30 vëzhgues, mirëpo tërheqim vërejtjen e rrezikut që mbrapa OJQ-ve fantome të qëndrojnë parti politike. Ligji për Lirinë e Asociimit në OJQ, përkatësisht neni 15 i këtij ligji ua ndalon OJQ-ve që të mbledhin fonde, të bëjnë fushata apo të mbështesin kandidatë të partive politike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje organeve kompetente që të bëjnë hetimet e duhura në lidhje me këto organizata dhe nëse vërtetohet se ato kanë bërë shkelje ligjore të merren masa ndaj tyre por edhe ndaj subjekteve politike që qëndrojnë prapa tyre”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme