Reagimi i shefit të stafit të presidentit Thaçi, Bekim Çollakut në lidhje me rinisjen e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur reagime të shumta në rrjetin social Twitter.
Ndër reagime të shumta ishte edhe bashkë kryesuesit të organizatës Këshilli Evropian për Politikë të Jashtme, Carl Bildt.
Çollaku gjatë ditës së sotme shkroi se rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja, nuk është në interesin e Kosovës. Sipas tij, kthimi në bisedime është dizajnuar vetëm për ta arsyetuar hapjen e më shumë kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE, përderisa Kosovën do ta lënë të izoluar në status-quo’në e tanishme.
Çollaku tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë një marrëveshje finale politike me njohje të ndërsjellët. Në anën tjetër, Carl Bildt iu përgjigj Çollakut duke thënë se dialogu nuk ka të bëjë me hapjen e kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE.
I njëjti mori reagim të shpejtë nga Çollaku, i cili duke u thirrur në përvojën në dialog dhe kapitullin e 35 për anëtarësimin në BE, tha se dialogu lidhet direkt me ecjen përpara të Serbisë drejt anëtarësimit në BE.
Sidoqoftë, Çollaku dhe Bildt u pajtuan se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellët mes Kosovës dhe Serbisë. Bildt njihet si përkrahës si Serbisë./zyrtare/
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...