Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu ka treguar se edhe Ulqini është i pranishëm në panairin e Turizmit në Prishtinë dhe sipas tij turistët nga Kosova përbëjnë një pjesë të mirë të vizitorëve që shkojnë në Ulqin.
Në një status në rrjetin social facebook ai ka shrkuar se do të bëjnë maksimumin që të mbajnë të fort lidhjen tradicionale të turistëve nga Kosova.
Statusi i plotë:
Sot nisëm pjesëmarrjen në panairin e turizmit në Prishtinë ku Ulqini është i pranishëm për vitin e 14-të me radhë. Turistët nga Kosova përbëjnë një pjesë të mirë të vizitorëve që vijnë në Ulqin dhe ne do të bëjmë maksimumin që ta mbajmë të fortë këtē lidhje tradicionale. Nē konferencën pēr shtyp të mbajtur me këtë rast prezanuam risitë e ofertës sonë turistike duke folur gjithashtu për përgatitjet e shumta që kemi bërë për sezonin e ardhshëm turistik. Po ashtu i ftuam qytetarët e Kosovës që të rikthehen në Ulqin duke nisur nga festa e 1 Majit.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë