Çun Lajçi i ka kërkuar Behgjet Pacollit të AKR-së të bëhet bashkë me Ramush Haradinajn për të mirën e Kosovës.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.
“Ti je ajo që i duhësh Kosovës o Behgjet Pacolli, prandaj sakrifikoje luksin e rehatinë familiare e bahu bashkë me gjeneralin që t’ecim para se boll vuajtem e boll qajtëm e pak dritë pamë. As ti Behgjet, as gjenerali dhe as Kosova nuk ka kohë me humb e as me u korit”, ka shkruar ndër tjera Lajçi.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë në Facebok:
Letër për Behgjetin e Ramushin…
Po filloj më skenën e fundit të ‘’Karvani i Bardhë’’ i Azem Shkrelit ‘’Gjithçka të mundeni shkarkojani vetës e ngarkomani mua. Dyli e mali durojnë t’bamet e t’pa bamet’’
Andaj shamjet që do t’iu vijnë, m’i ngarkoni mua e letrës që po e shkruaj, sepse ka shumë ditë që lakoj emnat tuaj e dua t’them shumëçka e t’mos ju randoj, por as t’iu mesoj nuk dua, e të hesht nuk mundem.
Ramush,
I pari t’thash “më dëshpërove gjeneral i Dukagjinit’’ dhe pata të drejtë, sepse ishte hap i gabueshëm kualicioni me Pronton, por Jo edhe që t’anatemohesh kaq shumë, dhe i pari që po të them: Nëse don qeveri, merr ngat vetës shqiptarë që dijnë e që kanë e që nuk vjedhin. Bahu si Marash Uci e djemtë e Calit:’’Ju kamë e zemër, unë sy e vesh’’. Mos i dëgjo ç’thonë dhe merre Behgjet Pacollin si mendje, jo si numër e lodër zbukurimi siç bani dikur Thaçi, sepse Kosovës I duhën njerëz që ndërtojnë, ndihmojnë e punësojnë sa s’asht zbraz nga rinia, se pastaj mbetemi si Shumadia në pleq e plaka.
Na duhet Behgjeti neve, jo Ne Atij, sepse Ai ka gjithçka, por shpirti i tij s’mund të jetë i qetë dhe i lumtun nëse Kosova asht e smutë. Ai që dijti me ia hap vetës dyert anë e kand botës, ai din qysh me ia hap dyert edhe Kosovës o gjeneral.
Dhe krejt n’fund
Behgjet,
Mos i ndëgjo ata që s’patën kurrë zemër për Dheun e Atdheun e as per skamnorin. Ata ishin e mbetën strofull për vezë qyqësh e helm gjarpinjësh. Kosovës I duhen njerëz me vizion pune e ndërtimi, si Ju, njerëz që na e zbukurojnë Atdheun dhe e punësojnë rininë, sepse nuk jetohet rrugash e kontenjerash me qese plastike dhe nuk mund të jemi gjithmonë furnizues i fuqisë punëtore për ‘baushtellat’ e Europës.
Mos të brengosin gojëkëqinjtë, ata që se duan as vetvetën as shtetin. Sepse ne, gjithçka pranojmë pos vlerës së vërtetë.
Ti je ajo që i duhësh Kosovës o Behgjet Pacolli, prandaj sakrifikoje luksin e rehatinë familiare e bahu bashkë me gjeneralin që t’ecim para se boll vuajtem e boll qajtëm e pak dritë pamë. As ti Behgjet, as gjenerali dhe as Kosova nuk ka kohë me humb e as me u korit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...