Covid-19 në botë deri në orën 10, rreth 800 mijë të infektuar

11:28 | 31 Mars 2020
Arbresh.info

Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 786.957 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 37.843, ndërsa janë shëruar 165.932 persona.

– SHBA me 164.266 është shteti me numër më të madh të të infektuarve me Kovid-19, prej të cilëve kanë vdekur 3.170 persona.

– Në Itali janë regjistruar 101.739 persona pozitivë ndaj koronavirusit të ri, prej të cilëve 11.591 kanë vdekur, ndërsa 14.620 janë shëruar.

– Në Spanjë ka 87.956 të i infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 7.716 janë shëruar, ndërsa janë shëruar 16.780 persona.

– Kina ka regjistruar 48 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët r fundit dhe pesë të vdekur. Komisioni Shëndetësor Kombëtar Kinez bëri të ditur se të gjithë të infektuarit e rinj janë persona të cilët janë ktyher nga jashtë.

– Në Iran edhe më tej rritet numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 41.495 pacientë, prej të cilëve 2.757 kanë vdekur, ndërsa 13.911 janë shëruar.

– Në Britani të Madhe janë infektuar 22.141 persona prej të cilëve 135 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 1.408 persona.

– Në Kroaci janë infektuar 790, prej të cilëve kanë vdekur gjashtë, ndërsa 67 janë shëruar.

– Serbia ka 785 të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 16 kanë vdekur dhe 42 janë shëruar.

– Në Slloveni gjithsej 756 persona janë infektuar me koronaviruson e ri, prej të cilëve 11 kanë vdekur, ndërsa dhjetë janë shëruar.

– Në Mal të Zi ka 105 persona të infektuar me koronavirusin e ri dhe një të vdekur.

– Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve nga Kovid-19 u rrit në 379, prej të cilëve tetë kanë vdekur.

– Në Australi janë regjistruar 4.557 persona me koronavirus të ri, prej të cilëve 19 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 337 persona.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme