COVID-19 ka marrë jetën e së paku një mijë e 500 infermiereve

21:09 | 2 Nëntor 2020
Arbresh.info

Së paku një mijë e 500 infermiere gjithandej botës kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus.

Këtë shifër e ka nxjerr Këshilli Ndërkombëtar i Infermiereve, transmeton Klan Kosova.

Numri është rritur nga muaji gusht, kur numri i motrave medicinale që kanë ndërruar jetë ishte një mijë e 97. Kjo paraqet vetëm të dhëna të pjesshme, pasi që në të nuk reflektohet numri real i vdekjeve. Për këtë duhet të mblidhen të dhënat edhe nga 44 vende të tjera prej 195 sa ka bota.

“Që nga maji i 2020-ës kemi bërë thirrje për të dhëna sistematike për punëtorët shëndetësor të cilët janë infektuar dhe ata që kanë vdekur. Fakti se kjo nuk po ndodh ende është një skandal”, ka thënë Shefi Ekzekutiv i ICN, Howard Catton.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme