Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton opinionin publik se po respekton dhe zbaton masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për menaxhim të situatës me pandeminë COVID-19.
Me këtë rast, ju njoftojmë se ministria dhe institucionet vartëse të saj po punojnë me staf të reduktuar, gjegjësisht staf esencial në respektim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Duam të njoftojmë qytetarët se objekti i MKRS-së dhe të institucioneve vartëse të ministrisë në Prishtinë dhe në qendrat tjera të Kosovës, të gjitha po i respektojnë masat mbrojtëse duke i dezinfektuar hapësirat dhe duke vënë në çdo hyrje dezinfektues për palët e jashtme.
Të gjitha palët e jashtme të cilat kanë raporte, punë apo obligime me MKRS-në inkurajohen që ato t’i kryejnë në distancë (online) nëse është e mundshme ose nëse është patjetër që të vijnë fizikisht, obligohen që të kenë masat e parapara mbrojtëse (maskat, distancën), në të kundërtën nuk do të lejohen të hyjnë në objektet e ministrisë dhe nuk do të marrin shërbim.
Përmes këtij njoftimi gjithashtu duam të informojmë qytetarët se disa zyrtarë të ministrisë janë të prekur me COVID-19, por të gjithë janë mirë me shëndet dhe në izolim, duke respektuar në përpikëri masat dhe sugjerimet e institucioneve shëndetësore.
MKRS-ja është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera shëndetësore për hapat e mëtejmë që duhen ndërmarrë.
I sigurojmë të gjithë qytetarët që situata është tërësisht nën kontroll dhe i bëjmë thirrje palëve që në çfarëdo mënyre kanë kontakte me MKRS-në të respektojnë masat mbrojtëse dhe të kenë mirëkuptimin për shërbimet eventuale nëse ato janë me vonesë.
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...