Google ADS

Covid-19: BE mirëpret bashkëpunimin mes të ministrave të shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë

14:22 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur bisedën midis ministrave të shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zlatibor Lonçar rreth pandemisë së koronavirusit.

“Të punojmë së bashku – përtej dallimeve – për të shpëtuar jetë në Kosovë dhe Serbi! Kjo është mënyra për të ecur përpara në rajon.
Urime Ministrave të Shëndetësisë – dhe Qeverisë Italiane për lehtësimin e kontakteve të tyre”, theksohet në një postim në facebok të kësaj zyreje.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komunikuar me anë të një videoje me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar.

Kjo video konferencë ishte organizuar para dy ditësh nga qeveria italiane.

Loncar dhe Vitia diskutuan për masat e nevojshme për të luftuar pandeminë dhe gjatë bisedimeve, të cilat morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar në mënyrë efektive pandeminë, transmeton Klan Kosova.

Ambasadorët e SHBA në Prishtinë dhe Beograd Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey gjithashtu mirëpritën bisedën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme