Presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian António Costa i cili do të pasojë presidentin në largim Charles Michel, ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e marrjes së detyrës, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është një mjet për paqen dhe sigurinë e kontinentit.
Ai theksoi se si BE ashtu edhe vendet kandidate do të duhet të punojnë shumë në këtë drejtim, duke shmangur burokracitë dhe afatet kohore artificiale.
“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor është një mjet i fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin – dhe një imperativ gjeopolitik.
Si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt – pa afate kohore artificiale, por edhe pa pengesa të panevojshme.
Ne jetojmë në një botë shumëpolare me shtatë kontinente të ndryshme dhe njëqind e nëntëdhjetë e tre vende. Ne duhet t’i angazhojmë ata duke endur së bashku një rrjet global.
Duke vepruar kështu, ne duhet të braktisim koncepte të tilla si “Jugu Global” ose “Veriu Global”. Veprimi i jashtëm i Bashkimit Evropian duhet të pranojë se si Jugu ashtu edhe Veriu janë, në fakt, plural.
Kjo do të thotë gjithashtu se Bashkimi Evropian duhet të jetë një partner për një të ardhme globale, shumëpalëshe, të qëndrueshme dhe paqësore”, u shpreh Costa në fjalën e tij.
Ai vuri në dukje se Bashkimi Evropian ka premtuar gjithmonë prosperitetin e përbashkët për qytetarët e tij dhe sipas Costës Unioni duhet të vijojë në këtë drejtim.
“Ndërsa ne ecim përpara, na takon neve, institucioneve dhe shteteve anëtare të marrim vendime. Ne duhet të kompletojmë Tregun Unik, të shkurtojmë burokracinë, të investojmë në aftësi dhe inovacion dhe t’i kthejmë sfidat, si ato të mbrojtjes dhe energjisë në mundësi për të rritur konkurrencën”, tha më tej Costa./RTSH.AL
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...