Antonio Conte është në “bokse” prej periudhës kur u largua nga Tottenham. Italiani vendosi t’i dedikonte më shumë kohë familjes, por tashmë është gati të rikthehet në pankinë.
Emri i tij është lakuar së fundmi te Napoli dhe më parë te Roma.
Conte nuk e fsheh admirimin për dy qytetet e sipërpërmendura dhe thekson se një ditë do t’i pëlqente të jetonte aty.
“Roma dhe Napoli janë dy qytete të këndshme për të jetuar, transmetojnë shumë pasion. Shpresoj që një ditë t’i jetoj këto eksperienca. Juventus? Jam penduar që jam larguar nga Juventusi pas tre vitesh aty, por unë kur shoh probleme të mëdha edhe në gjërat e vogla, atëherë vendos të largohem”, u shpreh Conte. /ss
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Rama publikon pamje nga Unaza e Madhe e Tiranës
Nipi vjedh 9 mijë euro nga gjyshja, blen armë me paratë e vj...
I mituri hedh mjet piroteknik në drejtim të KFOR-it në Mitro...