Google ADS

Condoleezza Rice uron popullin e Kosovës me videomesazh

15:44 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ish Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice ka uruar popullin e Kosovës me videomoesazh me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Ajo është e bindur se populli i Kosovës mund ta tejkaloi çdo pengesë para vetes.

“Demokracia u ngarkon shumë përgjegjësi qytetarëve dhe ju mbetet juve që t’i përmbushni këto përgjegjësi… Rruga drejt demokracisë është gjithmonë me kthesa dhe shpeshherë ka ngecje përgjatë rrugës. Unë jam e bindur se me punë dhe përkushtim të vazhdueshëm, ju, populli i Kosovës, mund ta tejkaloni çdo pengesë para vetes. Me mbështetjen e partnerëve tuaj në Evropë, SHBA dhe në mbarë botën, ju mund të përparoni edhe më tej. Ne të gjithë e duam më të mirën për ju. Gëzuar për shumë vite të tjera të paqes, lirisë dhe pavarësisë!”, ka thënë ajo në video mesazhin e publikuar sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme