Çollaku: Vetëm ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit i jep fund izolimit

21:41 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ish -Ministri për Integrim Europian Bekim Çollaku ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit pa humbur kohë është opsioni i vetëm për t’i dhënë fund izolimit dhe për të siguruar një mbështetje nga ana e BE-së.

Çollaku thotë se kjo duhet të ndodhë në këtë moment kritik kur BE-ja është duke përgatitur strategjinë e re për zgjerim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këshilltari i Presidentit nuk fajëson vetëm BE-në për vonesat ndaj Kosovës, por edhe institucionet shtetërore të cilat sipas tij, kanë dështuar për përmbushur obligimet e tyre.

Ai shprehet pesimist se komisioni i ri shtetëror për shënimin e vijës kufitare do të mund të sjell fakte të reja dhe të ndihmoj për të zgjidhur këtë problem, i cili po e mban Kosovën të izoluar dhe kosovarët pa viza,Gazeta Express.

E pikërisht për vizat dhe Demarkacionin, Collaku kishte dhënë dorëheqje në vitin 2016, një veprim që nuk ndodh shpesh në skenën politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme