Opinionisti, Bekim Çollaku, ka thënë se urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden që doli dje, përmes të cilit i pezullohet hyrja personave të caktuar që kontribuojnë në situatën destabilizuese në Ballkanin Perëndimor, do të ndihmojë në luftimin e korrupsionit në këto vende.
“Po flasim për një urdhër ekzekutiv dhe jo listën konkrektisht e cila përmban emrat e personave që iu ndalohet hyrja në SHBA dhe iu konfiskohet pasuria, kurse urdhri ekzekutiv i lëshuar nga presidenti aktual Joe Biden është vazhdimësi e urdhrave ekzekutivë që janë në fuqi nga viti 2001. Risia e këtij urdhri ekzekutiv qëndron në faktin që gama e atyre që mund të konsiderohen si vepra korruptive, që minojnë demokracinë apo vepra që shkelin të drejtat elementare të njeriut kudo në Ballkanin Perëndimor duke cenuar sigurinë rajonale dhe integritetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet si kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së”.
“Në kontekst të kësaj duhet ta shikojmë si veprim tepër të rëndësishëm i cili do të ndihmojë shumë më tepër në luftimin e dukurive negative në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit, por në tërësi do t’i ndihmojë forcimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Ai, në Rubikon deklaroi se ky urdhër ekzekutiv është vetëm rikonfirmim i politikës së jashtme të SHBA-së karshi Ballkanit Perëndimor.
“SHBA-të kanë investuar më së shumti në stabilitetin dhe paqen e Ballkanit Perëndimor dhe tani janë të vendosur që këtë sukses të arritur deri në këtë fazë ta ruajnë me çdo kusht dhe të gjithë ata që marrin guximin ta cenojnë nga cilido aspekt do të ballafaqohen me sanksione që specifikohen në këtë urdhër ekzekutiv”.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...