Gjenerali shqiptar në pension në Kroaci, Esad Çollaku, ka folur në lidhje me atë se si është përcaktuar çështja e veteranëve në Kroaci.
Çollaku jep një rekomandim se si mund të zgjidhej problemi me veteranët në Kosovë, sipas tij, shteti i Kosovës duhet t’u jap mundësi që të punësohen.
“Vetëpunësimi është mjeti më i madh ekonomik, që mund ta bëjë një shtet për veteranët e luftës, ne sot i shohim autostradat e Kosovës duke degraduar, dhe askush nuk e formon një kompani, që mund t’i mirëmbajnë, në këtë kompani do të punësoheshin me qindra veteranë duke i mirëmbajtur rrugët e Kosovës. Veteranit duhet t’i gjejmë punë, veteranët duhet t’i aftësojmë për punë, në administratë të shtetit, në kompani të shtetit, këto duhet ti bëjë shteti”, është shprehur Çollaku në Klan Kosova.
Tutje, ai theksoi se politika është duke manipuluar me veteranët.
“Ndajë një dhimbje të madhe me gjithë ata protestues që protestuan para shtëpisë më të madhe të ligjvënësve, para parlamentit të Kosovës, duke kërkuar bukën e gojës, po më duket që politika është duke manipuluar me organizatën e veteranëve dhe veteranët e Kosovës, duke i bërë ata për nevojat e përditshme për vete dhe politikë ditore”, theksoi ai.
Çollaku tregoi edhe si e ka zgjidhur problemin Kroacia, dhe si ata nuk kanë probleme sot.
“Kroacia ka zgjidhur problemin shumë më herët, pikë së pari e ka zgjidhur me invalidët e luftës dhe veteranët, të cilët kanë qenë të zënë robër dhe dëshmorët, të cilët përfitojnë benifite të ndryshme në bazë të shkallës së invaliditetit dhe pozitës që ka pasë gjatë luftës”.
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...