Së pari themelohen institucionet pastaj Ekipi i Unitetit për të dialoguar me Serbinë. Udhëheqës i tij do të jetë Presidenti. Në këtë fazë, BE mbetet lehtësues dhe ndërmjetësues. Por, Kosova ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces. Finalja e këtij procesi është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Shefi i Stafit në Zyrën e Presidentit Thaçi.
Kur do të themelohet Ekipi i Unitetit për të dialoguar me Serbinë?Bekim Çollaku: E rëndësishme është që Presidenti tashmë ka paralajmëruar publikisht qëllimin e tij për formimin e grupit të unitetit për t’u bërë pjesë e procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë faze përfundimtare. Natyrisht, se pari duhet te themelohen institucionet e reja dhe pastaj menjëherë do te pasojnë veprimet konkrete për themelimin e grupit te unitetit.
Nga kush do të përbëhet Ekipi i Unitetit dhe kush do të jetë udhëheqës?
Bekim Çollaku: Tani, kjo çështje është qartë që negociatat e ndërmjetësuara nga BE zhvillohen në nivelin më të lartë, pra në nivel të presidentëve. Në anën tjetër, Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë se i pari i shtetit është presidenti dhe ai përfaqëson unitetin e qytetareve. Prandaj, është e natyrshme të thuhet se Presidenti do të udhëheqë punën e grupit të unitetit, ku secili anëtar do të mund të japë kontributin e tij apo te saj, Bekim Çollaku flet për Express.
… është e natyrshme të thuhet se Presidenti do të udhëheqë punën e grupit të unitetit, ku secili anëtar do të mund të japë kontributin e tij apo te saj
A do të përshihen edhe SHBA dhe Rusia në dialogun Kosovë-Serbi pasi deri më tash SHBA ka qenë vetëm lehtësuese?
Bekim Çollaku: Për momentin asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket rolit ndërmjetësues apo lehtësues. Pra, vazhdon të mbetet BE-ja, ajo që e lehtëson këtë proces. Mirëpo, ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit. Ndërsa, nuk mund të paragjykojmë përfshirjen apo mospërfshirjen e Rusisë apo të ndonjë shteti tjetër në këtë proces. Kjo në masë të madhe do të varet nga rëndësia dhe implikimet e këtij procesi në arenën ndërkombëtare.
…ne kemi kërkuar që në këtë fazë të ndjeshme përfundimtare të përfshihen në mënyrë direkte edhe SHBA-ja. Se a do të ndodhë kështu, mbetet të shihet në vazhdim të procesit.
Cilat tema do të diskutohen me Serbinë dhe a parashihet nënshkrimi i një Traktati në fund të dialogut ndërmjet dy shteteve?
Bekim Çollaku: Kjo është faza përfundimtare e këtij procesi dhe determinuese për të vendosur për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse kjo do të jetë e mundur apo jo, është shumë herët të spekulohet. Por, një gjë është e qartë: normalizimi i plotë nënkupton njohjen e Kosovës nga Serbia. Njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është një kafshatë shumë e madhe e hidhur e cila duhet të gëlltitet nga Serbia. Ndoshta, Serbia edhe do të mund të bëjë një gjë të tillë, mirëpo, është e sigurt se do të kërkojë që edhe Kosova të gëlltisë një pjesë të hidhur për t’u arritur marrëveshje historike për normalizim e pajtim. Kjo është tema thelbësore, ndërsa, çdo çështje tjetër që do të mund të diskutohet, do të futet në korniza të kësaj marrëveshje përfundimtare. Procesi përpara është i vështirë dhe mjaft i komplikuar. Mirëpo, paraqet një mundësi si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë për të arritur paqen e qëndrueshme. Prandaj, palët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që të mos ta humbasin këtë mundësi historike.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...