Agjencia Franceze e Lajmeve AFP ka shkruar lidhur me ashpërsimin e gjuhës së liderëve kosovarë kundër Bashkimit Evropian.
Me këtë rast, AFP shkruan se presidenti i Kosovës Hashim ditëve të fundit ka theksuar se Kosova nuk ka marrë asgjë që i është premtuar – siç është udhëtimi pa viza në BE – në këmbim të miratimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.
“Kosova e ka mbajtur fjalën e saj. Komuniteti ndërkombëtar nuk e ka mbajtur”, tha Presidenti në muajin tetor në një prezantim të një studimi që tregon se shumica e shqiptarëve të Kosovës e konsiderojnë gjykatën si të padrejtë dhe se më shumë se gjysma janë të gatshme të protestojnë nëse luftëtarët e UÇK-së do të akuzohen.
Sipas AFP-së, Thaçi, 49 vjeçar, tha se zotimet e paplotësuara për Kosovën përfshinin aplikim të shpejtë për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO, udhëtimin pa viza në BE dhe krijimin e ushtrisë së saj.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përmbushur asnjërën nga këto premtime; përkundrazi, udhëtimi Euro-Atlantik i Kosovës është bërë më i vështirë”, tha ai në muajin tetor.
AFP citon shefin e stafit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, të cilin e përshkruan se një nga bashkëpunëtoret më të ngushtë të Thaçit. Në një prononcim për AFP ka hedhur poshtë sugjerimin se shefi i tij po i kthen shpinën Evropës.
Ai është “pa dyshim kreu i shtetit më pro-BE në Ballkanin Perëndimor, madje edhe më gjerë”, tha Çollaku.
Por Kosova ka nevojë për “trajtim të barabartë” me atë të fqinjëve të saj dhe “për sa kohë që nuk është kështu, Presidenti nuk mund t’i duartrokasë ata që e lënë Kosovën të izoluar”, shtoi ai pa përmendur gjykatën speciale.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...