Kosovën gjendet para sfidave të mëdha për vitin 2021. Zgjedhjet e ardhshme duhet të sjellin stabilitet politik që të fillojë puna me listën e gjatë të reformave.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kreshnik Çollaku, anëtar i kryesisë së PD, shprehet se vetëm nëse qeveria e re në Kosovë është solide, do jetë negociatore e mirë me Serbinë.
“Në rast se qeveria e re, do të jetë me legjitimitet të fortë, të mbështetur tek vota e qytetarëve, do të jetë patjetër një negociatore shumë efiçente në raport me Serbinë, ku edhe në planin ndërkombëtar disa gjëra kanë ndryshuar. Duket se administrate e re që po vjen, të paktën në çështjen kryesore për të cilën u rrëzua Albin Kurti, reciprocitet apo joreciprocitet, që në fushatë ka dhënë shenjat e përafrimit me atë çka kërkon Albin Kurti. Bideni në letrën që dërgoi gjatë fushatës specifikon se do të rikthejmë politikën e administratës Trump të pabalancuar në raport me marrëdhëniet me Sebinë dhe Kosovën dhe do të rikthejmë ndershmërinë dhe barazinë në zhvillimin e këtyre bisedimeve.”/vizionplus/
Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Prizren
Ambasada e SHBA-së, thirrje për masa aktive në parandalimin ...
Abdixhiku: 124 është numri ynë, 9 shkurti është fitorja jonë
Emrat dhe mosha, kush janë 34 pengjet e listuar nga Hamasi q...
Djali i tij u zgjodh më i miri i vitit në Zvicër, vjen reagi...
Hamza: 131 është numri që sjell mundësi dhe zhvillim