Njësia Antikontrabandë e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Mitrovicën Veriore ka arritur që të ndalojë katër raste të kontrabandës të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.
Sipas njoftimit, në këto raste janë sekuestruar mallra ushqimore, pije alkoolike dhe cigare, shkruan Arbresh.info.
“Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 Euro.
Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 Euro.
Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 Euro.
Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 Euro.”, thuhet në njoftim.
“Keto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...