Organizata ÇOHU ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për dhënien e licencës kompanisë “Kelkos Energy” për prodhimin e energjisë për 40 vjet nga hidrocentralet Belaja dhe Deçani.
Kjo organizatë, e quan dyshuese të gjithë procesin e licencës së kësaj kompanie nga ZRE, raporton arbrresh.info.
“Organizata Çohu e ka parë me shqetësim dhënën e licencës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për kompaninë “Kelkos Energy” për prodhimin e energjisë për 40 vjet nga hidrocentralet Belaja dhe Deçani. Gjithë këtë proces e bënë dyshues edhe përshpejtimi i procedurave, pasi që është raportuar se vetëm dy ditë pasi kompania “Kelkos Energy” i ka dorëzuar dokumentet është futur në rëndin e ditës nga ZRrE”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Për më tepër, sipas Çohu, ZRrE një muaj më parë kishte ndërprerë punën në tri hidrocentralet e kësaj kompanie pasi që nuk kishin leje mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
“Kjo ministri para dy javëve nuk i kishte dhënë leje mjedisore kompanisë Kelkos për shkak se nuk i kishte plotësuar kriteret e kërkuara. Duke marrë parasysh dyshimet që janë ngritura lidhur me dhënien e kësaj licence, e sidomos dy lejeve mjedisore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit si dhe deklaratave të ministrit Kuçi, organizata ÇOHU!, me 13 nëntor ka bërë kërkesë për t’u qasur në këto në dy leje mjedisore”, thuhet në reagim.
Çohu, pretendon se është kërkuar qasje edhe në dosjen që e ka dorëzuar kompania “Kelkos Energy”, përkatësisht dokumentet që i ka dorëzuar në kuadër të kritereve për të marrë leje mjedisore, por ende nuk kemi pranuar përgjigje nga kjo ministri.
Organizata ÇOHU!, kërkon nga Ministria e Ekonomisë dhe Mjedisit të jetë transparente lidhur me këtë çështje dhe të ofrojë dokumentet e kërkuara në mënyrë që të zbardhen procedurat e dhënies se dy lejeve mjedisore për kompaninë në fjalë. /arbresh.info/
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë