Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, organizon konferencë në të cilën do të publikohet platforma online “Deklarimi i pasurisë”.
“Deklarimi i pasurisë” është mjet online i cili funksionon në kuadër të “Open Data dhe Statistical Visualization” dhe ka për qëllim që të ofrojë përdorim të hapur dhe lehtë të qasshëm për hulumtues, gazetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarë si dhe të interesuar të tjerë mbi procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë.
Të dhënat e publikuara japin një përfytyrim të problematikave që e përcjellin këtë proces, parë nga dimensionet e luftës kundër korrupsionit.
Në këtë databazë është përshirë analizimi i regjistrave të pasurisë për 71 zyrtarë publik të cilët kanë ushtruar apo vazhdojnë të ushtrojnë funksione publike nga viti 2010.
Për konsideratë janë marrë individë me ndikim të madh në sferën institucionale dhe publike, kryetarë të partive, deputetë të disa legjislaturave me radhë, drejtorë prokurimi në dikasterët qeveritar që kanë pasur buxhet më të lartë, drejtorë ekzekutiv në kompanitë publike dhe kryetarë komunash.
Problemet e gjetura në regjistrat e pasurisë janë klasifikuar në 21 problematika që lidhen me pasurinë e paluajtshme, pasurinë e luajtshme, të hyrat, paratë e gatshme si dhe paraqitja e bizneseve apo aksioneve.
Kjo platformë është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...