Vendimi i Bordit të Drejtorëve të Telekomit të Kosovës për zgjedhjen e Gent Begollit, kryeshef ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, tregon qartë tendencën e partive politike për t’i dërguar njerëzit e tyre në detyra kyçe, thekson OJQ Çohu, në një reagim të saj pas bërjes publike të zgjedhjes së Gent Begollit kryeshef ekzekutiv të Telekomit.
Gent Begolli është anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës nga kjo parti, në mandatin e kaluar, me vota unanime është zgjedhur kryeshef ekzekutiv në këtë ndërmarrje, e cila si pasojë e ndërhyrjeve, edhe politike, është para falimentimit.
Begolli nuk është i vetmi që ka lidhje me partitë politike, apo me njerëz të politikës. Pjesa më e madhe e Bordit të Drejtorëve po ashtu ka lidhje me politikën. Është raportuar se në këtë bord janë përzgjedhur Besa Shatri Berisha, gruaja e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.
Skënder Hoti ishte bashkëluftëtar i Fatmir Limajt, por ka mohuar që është pjesë e Nismës Socialdemokrate. Anëtari tjetër i bordit të Telekomit, Sead Ujkani, është mik i deputetit të PDK-së Mërgim Lushtakut, djali i ish-kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut.
Edhe bordet e kaluara të Telkomit të Kosovës kanë qenë me njerëz që kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me partitë politike që kanë qenë në pushtet.
Hulumtimet e realizuara nga Çohu, tregojnë se ardhja e një partie politike në pushtet shpërfaq menjëherë ndikimin e asaj partie në punësimin e njerëzve në pozita të larta vendimmarrëse. Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), një gjë të tillë po dëshmohet që po e bënë edhe AAK-ja, e cila është duke e udhëhequr me qeverinë.
Çohu konsideron se përzgjedhjet e tilla do të ndikojnë në degradimin e mëtutjeshëm të Telekomit të Kosovës, kompani kjo që po shkon drejt falimentimit.
Haradinaj dekoron Medën me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe ...
Trajnimi nga ICITAP, Hoxha: AMP-së, mbështetje për të forcua...
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Vushtrri – u...
Claudio Bravo edhe pse i pensionuar i gatshëm të rikthehet t...
Vitia dhe Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë flasin rreth...
AGK: Numri i sulmeve ndaj gazetarëve në vitin 2023 është rri...