“Çohu mashkull mos na korit. Hala nuk është kryer”. Rrëfimi i Ramushit kur pa Luanin e vdekur

07:32 | 7 Maj 2018
Arbresh.info

Ishte dita e 6 majit e vitit 1997 kur një grup ushtarësh të UCK-së në krye me Ramush Haradinjat po hynin në Kosovë nga Shqipëria.

Posa u futen në territorin e Kosovës, tek vendi “Qafa e Mullirit”, grupi i luftëtarëve ranë në pritë. Forcat serbe të pozicionuar afër fshatit kufitarë Larë, filluan menjëherë të shtiejnë në drejtim të grupit që drejtohej nga Luani dhe Ramushi.

Ish komandanti ZOD, Ramush Haradinaj e ka shpjeguar me detaje momentin kur u vra vëllau i tij Luani. Në librin biografik “Rrëfimi për luftën dhe lirinë”, kryeminstri aktual jep një përshkrim sa emocional aq edhe burrëror të momentit kur ai flet për rënien e Luanit në kohën kur Haradinaj ishte duke e ndihmuar Rafet Ramën që ishte plagosur në ato moment. “Sa po e ndihmoja Rafetin për herë të fundit para se ta tërhiqja ka bërtitur Ramiz Lladrovci, vëllau i Fehmiut: O bre është plagosur Ardiani. Adriani ka qënë pseudonim i Luanit”, tregon Haradinaj një ndër momentet me të rënda që kishte përjetuar gjatë luftës.

“Duke menduar se është vetëm i plagosur i kam thënë: Hej mashkull qohu mos na korit fisin se hala nuk është kryer. Qohu ta marrim Rafetin se na ka mbetur poshtë I plagosur”. Ai nuk bëri zë. Ishte vrarë. Plumbi e kishte marrë në gojë. E pashë që Luani kishte vdekur”, shprehet Haradinaj.

Më tej në këtë rrëfim Haradinaj tregon se si e kishte bartur në shpinë vëllaun e vrarë e si kishte arritur të shpëtonte Rafer Rama i plagosur.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme