Organizata Çohu! mban konferencë për media lidhur me financimin e partive politike në Kosovë.
Pasi që në këtë kohë janë duke u diskutuar ndryshimet në Ligjin për Financimin e Partive Politike, ÇOHU! do të adresojë problemet ekzistuese lidhur me këtë proces.
Pas publikimit të raporteve të auditorit për periudhën 2013-2016 mbi pasqyrat financiare të partive politike, ÇOHU! ka analizuar të hyrat e partive dhe ka gjetur që natyra e financimit të tyre vazhdon të mbetet e njëjtë me vitet paraprake.
Duke marrë parasysh problemet që dalin nga mosrregullimi i financimit të subjekteve politike, Organizata ÇOHU! ka realizuar një videograf për të paraqitur në mënyrë vizuale raportet klienteliste që kanë lindur si pasojë e moskontrollimit të financave të partive politike.
Përmes këtij videografi do të publikohen shumat e mjeteve që secila parti politike ka pranuar nga biznese të ndryshme, si dhe numri dhe vlera totale e tenderëve që këto biznese i kanë marrë.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...