Google ADS

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

11:08 | 18 Nëntor 2024
L G

Dëshmitari Nezir Çoçaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se i është kërkuar nga Ferat Shala që të inkuadrohet në Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK), e që sipas tij drejtor i saj ka qenë Kadri Veseli.

“Zotëri Ferat Shala”, u përgjigj dëshmitari kur u pyet nga prokurorja Vega Iodice, duke shtuar se kjo ftesë i është bërë në vitin 2001.

Çoçaj tha se nuk e din arsyen se pse iu kërkua një gjë e tillë por që sipas tij, Shala i kishte thënë se janë të interesuar që të themelojnë këtë organizatë dhe që duhet të gjejnë njerëz, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ka ardh ka bisedu me mu, “jemi të interesuar ta themelojmë ose do ta themelojmë organizatën SHIK dhe jemi të interesuar për të gjetur njerëz”, tha Çoçaj.

Ai u pyet gjithashtu se kush mendon se ia ka dhënë Ferat Shalës këtë detyrë për të gjetur njerëz.

“Po mendoj që është kanë nga drejtori “kam përgjegjësinë të bisedojë me ju, të përzgjedhë njerëz. Me siguri, në atë kohë ka qenë zotëri Kadri Veseli”, tha ai.

Sipas dëshmitarit Çoçaj, Ferat Shala ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe ka vepruar në Zonën Operative të Drenicës, .

Sipas tij, Shala ka pasur nofkën “Pëllumbi” gjatë kohës së luftës.

Me kaq përfunduan pyetjet e prokurores për këtë dëshmitar për të vazhduar më pas me ekipet e tjera të mbrojtjes.

Të ngjashme