Është duke pritur trenin në stacionin kryesor në Fushë- Kosovë.
Është ky Ismet Leku nga Bainca që jo rrallëherë e merr këtë rrugë nga Prishtina për në Baincë me tren, shkruan portali arbresh.info.
Arsyeja pse përdor trenin e jo mjetet të tjera të transportit është çmimi i biletës, ani pse Leku thotë se kushtet e vagonëve për udhëtarë nuk janë të mira.
“E përdori trenin jo shumë por po. Arsyeja është çmimi i ulet për udhëtarë dhe komoditeti në të. Jemi ma të sigurt më tren. Kushtet brenda vagonëve nuk janë shumë të mira është ftohtë dimrit por prapë se prapë është më i leverdishëm për udhëtarë”.
Se dimrit në disa vagonë ka problem me ngrohje e thotë edhe Qëndresa Nikqi studente nga Peja.
Nikqi që thotë se çdoherë përdor vetëm trenin për udhëtim tregon edhe arsyen pse e përdor trenin.
“Është shumë i ulët çmimi për neve si student. Unë udhëtoj çdo të premte për Pejë. Dimrit është ftohtë në disa vagonë se s’bënë nxemja por pra se prapë për ne si student është me i mirë për udhëtim”.
Se arsyeja e biletës është arsyeja pse treni përdoret më shumë nga studentët e thotë edhe Florentina Shabanaj studente nga Peja.
“Çmimi është shumë i ulët për ne si student më krahasu më autobus. Unë e përdori rregullisht është pak ftohtë se ka problem më nxemje, por prapë mirë është”.
Ndryshe me tren qytetarët munden me udhëtu për Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Han i Elezit dhe Prishtinë-Shkup.
Udhëtimet në këto lokacione mundë të behën dy herë brenda ditës./V.Selimi/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/217378459436335/
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...