Shtëpia botuese “Luarasi” ka njoftuar se do të bëjë padi kundër ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, lidhur me deklaratën e saj për rritjen e çmimeve të librave shkollorë.
Sipas “Luarasit”, Nagavci ka bërë shpifje dhe se për dështimin e procesit të furnizimit të nxënësve me libra shkollorë përgjegjëse e fajtore është vetë ajo.
“Për ta mbuluar këtë dështim shpalli një ide që procesin e degradon në anarki dhe u shërbye me gënjeshtra. Dy gënjeshtrat që më së lehti janë të provueshme janë: gënjeshtra për çmimet e Shtëpisë Botuese ‘Luarasi’ dhe gënjeshtra se lista e teksteve të përzgjedhura nga shkollat është publike”, thuhet në reagim.
Akuzat e Nagavcit për çmimet e shtëpive botuese, “Luarasi” thotë se kjo ndodh për shkak të gjendjes aktuale ekonomike.
“Ministrja Nagavci, në konferencën për media, më 21.08.2023, rreth çmimit të tekstit Matematika 3 të Shtëpisë Botuese “Luarasi” tha: “Një rast, të cilin veç se e kemi adresuar te organet kompetente të hetuesisë, kur i njëjti tekst që një vit është shitur diku prej 3 eurove, në vitin vijues na është shitur diku mbi 12 euro”. Ndërsa, e vërteta është si vijon. Shtëpia Botuese “Luarasi”, në vitin 2021 ka ofertuar me çmimin 6.7 euro për tekstin Matematika 3, kurse me të njëjtin tekst, në vitin 2022 ka ofertuar me çmimin 12 euro. Pra, jo me 3 euro në vitin 2021 dhe jo mbi 12 euro në vitin 2022. Këto çmime i ka pranuar dhe nënshkruar ministrja
Nagavci. Shpjegimi i këtij ndryshim të çmimit qëndron në klimën ekonomike dhe në krahasimin me çmimet e teksteve tjera, por për këtë, në një rast tjetër”.
“Edhe dy gjëra sa i përket çmimeve. E para, ministrja vendos apo jo nënshkrimin në kontratë për blerje, prandaj nuk mund të denoncojë, madje është qesharake të tentojë të denoncojë dikë për çmimin e ofruar për shitje. E dyta, përrallat për çmimet e viteve të kaluara nuk mund ta mbulojnë dështimin e ministres Nagavci në procesin e këtij viti”, ka pohuar “Luarasi”.
Tutje, bëjnë të ditur se kanë ngritur në vazhdimësi kallëzime penale ndaj Nagavcit për shkak të parregullsive të saj.
“Vargu i shkeljeve ligjore nga ana e ministres Nagavci dhe kabinetit të saj, në procesin e përzgjedhjes dhe shpërndarjes së teksteve shkollore është shumë i gjatë.
Të gjitha organet që merren me këtë proces janë në shkelje të ligjit dhe bëjnë shkelje të ligjit, sepse kështu dhe për këtë i ka subordinuar ministrja dhe kabineti i saj.
Për këto shkelje në gjykata, nga Shtëpisë Botuese Luarasi, tashmë janë dorëzuar mbi 10 padi. Ministrja Nagavci është kallëzuar penalisht me 8 vepra penale, kallëzim penal, i cili do të plotësohet edhe me dy vepra të tjera penale. Dhe tani, edhe padia kundër ministres Nagavci për shpifjen që e bëri lidhur me çmimet e Shtëpisë Botuese “Luarasi” është gati”./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...