Çmimet e derivateve, nafta dhe benzina shtrejtohen për një cent

09:09 | 14 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e enjte.

Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i gazit ka mbetur i njëjtë, kurse nafta dhe benzina janë shtrenjtuar me nga 1 cent, krahasuar me një ditë më parë, nga 1.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.68 € për litër;

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë të vlefshme për 24 orë.

MINT do të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme