Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka lançuar një nisme të re, ndarjen e çmimeve “Gratë Sipërmarrëse të Vitit të Ballkanit Perëndimor”, në 6 kategori të ndryshme të biznesit, një nismë që synohet të bëhet traditë, për të evidentuar e vlerësuar gratë që kanë krijuar e zhvilluar bizneset e tyre, duke kontribuar kështu në hapjen e vendeve të reja të punës, në krijimin e një tregu e ekonomie më të qëndrueshme në vendet e rajonit tonë.
Gratë sipërmarrëse janë kontribuese jetike për mirëqenien e Ballkanit Perëndimor. Puna e tyre e palodhur, mendimi inovativ dhe angazhimi i palëkundur i tyre, i ndihmojnë me të vërtetë ekonomitë tona të rriten dhe shoqëritë tona të zhvillohen. Nëpërmjet kësaj nisme, synimi i Këshillit të Bashkimit Rajonal është t’u përcjellë mirënjohjen grave që guxuan të luftojnë stereotipet dhe të bëjnë ndryshimin në jetën e tyre dhe të shoqërive ku ato jetojnë.
Nominimet do të jenë të hapura deri më 4 mars 2022. Çdokush mund të përzgjedhë një grua që është shtetase dhe zotëruese e një biznesi që operon në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë*, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. RCC do të vlerësojë gjashtë gra sipërmarrëse me çmimin “Gratë sipërmarrëse të vitit në Ballkanin Perëndimor” për 6 kategori: “Gruaja sipërmarrëse e gjelbër”, “Gruaja sipërmarrëse kreative”, “Gruaja sipërmarrëse e udhëtimit dhe mikpritjes”, “Gruaja sipërmarrëse rome”, “Gruaja startup” dhe “Gruaja sipërmarrëse e re”.
Fituesit, që do të përzgjidhen nga një komision i cili që do të krijohet enkas për këtë iniciativë, do të shpallen në Konferencën Rajonale për Gratë Sipërmarrëse në Ballkanin Perëndimor, që do të organizohet më 11 mars 2022 në Tiranë, Shqipëri. Kjo konferencë do të mbledhë gra sipërmarrëse nga i gjithë rajoni, përfaqësues të insitucioneve vendimmarrëse dhe organizatave ndërkombëtare. Në këtë konferencë, fitueset do të kenë mundësinë të prezantojnë edhe bizneset e tyre.
Gjashtë gratë që do të shpallen “Gratë sipërmarrëse të vitit të Ballkanit Perëndimor (2021)” do të marrin një mbështetje mentorimi deri në 20 ditë, gjatë një periudhe 5 mujore; do të anëtarësohen e do të marrin statusin e kontribuesit në Qendrën Rajonale të Grave Sipërmarrëse (RWEH) që do të ngrihet nga RCC; do të promovohen përmes kanaleve të komunikimit të RCC si dhe do të marrin ftesa për evente e nisma të ndryshme që do të ndërrmarë RCC, me qëllim që të kenë hapësira për të shfaqur historitë e tyre të suksesit.
A njihni një grua si kjo? Ju inkurajojmë që ta nominoni atë! Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal i fton të gjithë të marrin pjesë dhe të nominojnë gruan candidate për Sipërmarrëse të Vitit nga Ballkani Perëndimor dhe t’i ofrojnë rajonit tonë modele për gratë sipërmarrëse. Ne e dimë që në rajon ka shumë gra të tilla. U urojmë fat të gjithave!
****
Kjo nismë po organizohet në kuadrin e Planit të Veprimit të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024 dhe Axhendës së Fuqizimit Ekonomik të Grave të RCC. Projekti është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...