Ditën e sotme rreth orës 13 në Favoriten të Vjenës, një 67-vjeçar ka sulmuar me thikë dhe e ka vrarë në mes të rrugës një grua 59-vjeçare. Sipas policisë dhe dëshmitarëve, viktima ka qenë ish-gruaja e tij. Bëhet fjalë për një çift shqiptar nga Kosova, të cilët prej vitesh jetonin të ndarë.
Dëshmitarët thonë se janë përpjekur ta ndalojnë burrin por pa sukses, shkruajnë mediat austriake. Po ashtu edhe njësitë e shpëtimit të ardhura në vendin e ngjarjes ndonëse kanë provuar të bëjnë rianimimin, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç se të konstatojnë vdekjen.
Një dëshmitare që duket se është familjare e viktimës, thotë se “Ajo është therur nga ish-bashkëshorti. Ai përcolli dhe më pas e theri”, shkruan albinfo.ch.
Viktima ishte nisur të shkonte në park me nipërit dhe mbesat e saj. “Kush mund të mendonte se ai ishte aty”, thotë dëshmitarja. 67-vjeçari është ndaluar nga policia dhe atij i është konfiskuar një thikë, arma me të cilën ka bërë vrasjen.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...