Google ADS

Clinton: Duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë

21:55 | 16 Dhjetor 2022
E.H

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka kujtuar 25-vjetorin e anëtarisimit të Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë në NATO.

Clinton përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se falë anëtarësimit të tyre, NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt.

“Sot, 25 vjet më parë, anëtarët e NATO-s nënshkruan dokumentet që hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë në aleancë. Tani NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt për shkak të anëtarësimit të tyre”, ka shkruar Clinton.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë”, shtoi ai.

Clinton ishte president i SHBA-së gjatë kohës kur NATO bëri ndërhyrjen e parë dhe të vetme deri më tani, duke bombarduar caqet serbe, për shkak të gjenocidit të kryer në Kosovë. Ndërhyrja e NATO-s bëri që Serbia, me në krye Sllobodan Millosheviqin, të dorëzohej dhe përfundimisht të largonte trupat e saj nga territori i Kosovës./arbresh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme