Google ADS

Clark në Kosovë, Abdixhiku ia ndan sot dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova”

07:10 | 23 Qershor 2024
K.B

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, sot do të jetë për vizitë në Kosovë.

Ai do të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili do t’ia ndajë dekoratën “Ibrahim Rugova”.

“Në orën 09:00, në Selinë Qendrore, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës me bashkëpunëtorë pret në takim gjeneral Wesley Clark. Kryetari Abdixhiku po ashtu gjeneralit Clark i ndan Dekoratën dr. Ibrahim Rugova, për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme