Google ADS

Clark arrinë në Kosovë

09:48 | 7 Korrik 2021
arbresh.info

Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark ka arritur ne Kosovë.

Ai në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, është pritur nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Nga këtu Gjeneral Clark do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror.

Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark do të mbajnë konferencë për medie.

Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme