Kosova, përkatësisht qyteti i Prizrenit, është përzgjedhur si vendi i 48-të në të cilin Claire McFarlane, e mbijetuar e dhunës seksuale, do të vrapojë 16 kilometra në mënyrë që përmes sportit të kontribuojë në diskutimin rreth dhunës seksuale.
McFarlane është themeluese e një lëvizjeje të quajtur Movement to Inspire: Lëvizje botërore sportive që bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave, një betejë e saj kundër këtij fenomeni.
Nisma kryesore e kësaj lëvizjeje quhet “Footsteps to Inspire”. Ajo vrapon 16 kilometra me qëllim diskutimin gjithë botëror të dhunës seksuale.
Kushdo që dëshiron të bashkohet në këtë kauzë është i mirëseardhur që t’i bashkohet McFarlane në këtë vrapim simbolik, sot duke filluar nga ora 08:30, para objektit të Kuvendit Komunal në Prizren.
Organizatat lokale të cilat mirëpritën këtë aktivitet si Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK), FemAktiv si dhe Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve – Prizren u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëngjiten në këtë kauzë duke vrapuar.
Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës paralajmëroi se do t’i bashkohet kësaj nisme, si simbolike po ashtu edhe përmbajtjesore për trajtim të dinjitetshëm të të mbijetuarave të dhunës seksuale dhe luftim të paragjykimeve ndaj tyre.
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë