Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar njëjtë sikurse kryeministri i Kosovës, se të premten mund të vijë deri te nënshkrimi i marrëveshjes finale, por sipas tij, kjo nuk do të jetë për njohje reciproke.
“E kam thënë këtë qartë dhe zëshëm”, ka thënë Vuçiqi gjatë adresimit për mediat serbe pas takimit në Washington.
Ai ka shtuar se në takim, Serbia nuk ka humbur asgjë, se për të ishte gjithçka formale.
“Nëse arrijmë të shtyjmë para edhe ca gjëra të vogla, do të isha i kënaqur, A do t’ia dalim, këtë nuk mund ta them”, ka thënë ai.
Vuçiq, thotë se ka refuzuar kategorikisht letrën me 16 pika, ku në një prej tyre flitej edhe për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, pas refuzimit që bëri, pala amerikane e hoqi atë nga tavolina e diskutimeve.
“Dokumentin e parë që e kemi marrë kishte titullin Normalizimi ekonomik. Më pas, nikoqiri na shpërndau një dokument tjetër, ku ne nuk kishin qasje më herët. Ajo letër ishte e tmerrshme, i kishte 15 apo 16 pika, e njëra prej tyre fliste për njohje reciproke. Unë e refuzova këtë. Ky nuk është kurrfarë lajmi, gjëja e vetme ishte se ne thamë që kjo nuk ka nevojë të qëndrojë në një dokument për stabilizimin ekonomik. Nga kabineti i Trumpit u treguan fer dhe dëgjuan. Në dokumentet tjera, kjo pikë më nuk ishte”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Hotin me ndërmjetësimin e SHBA-së, përcjellin mediat serbe./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...