Çka ofron Vetëvendosje për ata që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje?
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, këtë të dielë do të votojnë edhe rreth 100 mijë të rinj e të reja që marrin pjesë për herë të parë në këtë proces.
Është shumë e rëndësishme që secili i ri që voton për herë të parë, të marrë vendim të informuar dhe të krahasojë se cili subjekt ofron më shumë për ta. Lëvizja Vetëvendosje u ka kushtuar një hapësirë dhe rëndësi të veçantë të gjithë të rinjëve në programin e saj qeverisës. Më poshtë janë vetëm disa nga masat që do të realizohen në mandatin e parë.
Arsim i lartë publik pa pagesë
Ne synojmë që të forcojmë Universitetin e Prishtinës dhe t’i transformojmë universitetet publike në qytetet e tjera duke i specializuar ato. Që kjo të realizohet me sukses përpos masave për staf akademik cilësor e me integritet, si dhe buxhet të shtuar për arsimin e lartë, është me rëndësi që familjet e Kosovës të kenë mundësi t’ia mbështesin banimin dhe shkollimin fëmijëve të tyre në Universitet pa hyrë në borxhe, ndaj do të heqim çdo pagesë semestrale.
Subvencionim i klubeve sportive dhe ndërtim i stadiumit të futbollit
Klubet tona janë në situatë emergjente dhe presin mbështetje serioze nga qeverisja jonë. Ne kemi planifikuar ndërhyrje të gjithëmbarshme për rimëkëmbjen e sporteve individuale dhe kolektive në alternativën tonë qeverisëse. Ne vlerësojmë se këtë rimëkëmbje, përveç buxhetit të shtuar e të ndarë drejtë, e sjell dhe unifikimi i ligave dhe kampionateve me Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, ndërtimi i stadiumit të ri që përmbush kriteret e UEFA-s dhe FIFA-s do të fillojë që në vitin e pare të qeverisjes. Në këtë mënyrë të rinjtë tanë nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë për në terrene neutrale sa herë që kemi ndonjë ndeshje të karakterit ndërkombëtar.
Përkrahje me financim për ide biznesore
Fondi Sovran do të ketë edhe komponentën kredituese, e cila do të ndihmojë financiarisht të gjitha bizneset që kanë potencial krijimin e vendeve të punës dhe eksportin. Marrë parasysh që rinia jonë është në hap me kohën sa u përket zhvillimeve në fushën e teknologjisë, investimi në biznese të kësaj fushe paraqet mundësi ideale. Kjo për arsye se përveç krijimit të vendeve të punës, shërbimet e programimit dhe dizajnit mund edhe të eksportohen pa asnjë barrierë. /arbresh.info/
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...