Kësaj radhe në tavolinën e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, përveç të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak do të bashkëngjiten edhe dy këshilltar të ri.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë angazhuar këshilltarët e tyre në dialog, e kjo sipas analistit politik Arton Demhasaj vjen për të arritur sa më shpejt një marrëveshje finale.
“Janë takime në kuadër të letrës që erdh më herët në kuadër të presidentit Macron dhe kancelarit Scholtz në kuadër të asaj pra që në një farë mënyre me e përshpejtu procesin e dialogut edhe me e përmbyll sa më shpejt me marrëveshje finale”, tha Demhasaj për arbresh.info.
Tutje Demhasaj u shpreh se këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman vijnë për ta përshpejtuar dialogun.
“Mendoj që në kuadër të kësaj janë edhe këto takimet që kanë me u zhvillu të premten edhe nga ndërmjetësuesi Lajçak dhe nga dy këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman. Është në kuadër për me e përshpejtu dialogun dhe sa më shpejt me ardhë deri te marrëveshja finale”, deklaroi Demhasaj.
Si një risi pozitive e sheh edhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu angazhimin e këshilltarëve të Francës e Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas Baraliut, kjo do të ndihmojë në gjetjen e një marrëveshje definitive në mes dy shteteve.
“Thjeshtë ndërhyrja aditive e dy këshilltarëve, e dy përfaqësuesve të shteteve më të rëndësishme të BE-së, është një risi pozitive dhe është një shtesë përpjekjesh me intensifikimin e dialogut dhe mendoj që do të ndikoj pozitivisht në shtytjen e mëtejme në intensitetin e dialogut dhe mbase në gjetjen e një rruge për një marrëveshje definitive në mes të Kosovës dhe Beogradit gjë e cila është e vështirë”, deklaroi Baraliu për arbresh.info.
Baraliu bënë të ditur se Serbia po bënë lojëra politike e përkrahur nga Rusia vetëm që mos të krijoj marrëveshje me Kosovën.
“Është e vështirë arritja e marrëveshjes pikërisht se Serbia është duke bërë obstruksione dhe tani në kohën e agresionit rus në Ukrainë si duket edhe më tepër e përkrahur dhe e presionuar nga Rusia, Serbia thjesht po bënë obstruksione po bënë lojëra politike që të blejë kohë dhe që mos të jetë pjesë e një marrëveshje të tillë gjegjësisht të mos lidhë marrëveshje me Kosovën për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, u shpreh ai.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur ngarkimin e dy këshilltarëve të rijnë dhe e mbështetë Francën dhe Gjermanin në angazhimin në dialog që në qendër ka njohjen reciproke.
“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemër të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, e për neve posaçërisht ndodhet Gjermania dhe Franca, andaj ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të vendit të Kosovës, vendit tonë, Republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, ka thënë Kurti
Nga Bashkimi Evropian ende nuk është dhënë ndonjë detaje se kur do të ndodh takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit. Pala kosovare insiston në një marrëveshje finale që në qendër ka njohjen reciproke, ndërsa pala serbe insiston në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe para diskutimeve për marrëveshjen finale./arbresh.info/EjonaHyseni/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...